Për “pazar” në Serie A, PSG vihet pas “bomberit” të Inter

schedule22:00 - 16 Nëntor, 2024

schedule 22:00 - 16 Nëntor, 2024

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij.

“Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në Francë e Itali, pavarësisht se në krye të listës, së PSG është Victor Osimhen , edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren, mirëpo “Zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe së dyti nuk është në listën e të larguarve të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach, e që atëherë 27-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar plot 23 gola e asistuar 19 të tjerë, në 60 paraqitje me “Zikaltërit”. /i.m /abcnews.al