Për “pazar” në Portugali, Arsenal kërkon talentin e Sporting Lisbon

schedule20:16 - 4 Prill, 2024

schedule 20:16 - 4 Prill, 2024

“Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të luftojnë në dy fronte këtë sezon, teksa në njërën anë është titulli kampion i Premier League, që mungon te “londinezët”, që prej vitit 2004 e në anën tjetër është “veshëllapushja” e UEFA Champions League, që lakmohet jo pak nga tekniku Mikel Arteta.

Drejtuesit po presin merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën, ku një ndër të preferuarit e “Topçinjve” është portugezi Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e “legjendarëve” të Portugalisë, Sporting Lisbon, teksa prej kohësh ka treguar që ka një potencial të madh.

Përsa i përket çmimit, “luzitanët” kërkojnë plot 60 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e lojtarit, shumë kjo që tek Arsenal janë gati të paguajnë për t’ia dhuruar trajnerit Mikel Arteta një përforcim fantastik në prapavijë. /i.m /abcnews.al