“Për pavarësinë e Shqipërisë së dytë”, dy ikonat e muzikës i këndojnë Kosovës

schedule11:07 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:07 - 17 Shkurt, 2022

“Kosova” mban titullin kënga më e re dedikuar shtetit tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy artistëve shumë dashur, Irma Libohovës dhe Shkodran Tolaj. Në një intervistë që dhanë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata treguan detaje nga projekti i ri muzikor.

“Është një këngë për Pavarësinë e Shqipërisë së dytë”, tha Shkodrani teksa nisi bisedën. Ai tregoi se kishte qenë ai që e kishte ftuar Irmën pasi kishte dashur të bëjë diçka me një ikonë muzikore siç është ajo. U ndalën gjithashtu dhe te klipi i këngës, të cilin theksuan se e realizuan për gjysmë ore.

“Kam mësuar shumë prej Irmës duke filluar nga organizimi sesi i qaset punës, xhirimet na shkuan shumë lehtë në Prishtinë.  Klipin e kemi realizuar për gjysmë ore. Besoj se ia kemi arritur qëllimit që t’i shërbejë rinisë, dhe ta gjejnë veten në këtë këngë.”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!