Për një video në “Tik-Tok”, adoleshentja mbetet e bllokuar në lisharëse

schedule13:38 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:38 - 15 Korrik, 2020

“Tik-Tok” është një nga rrjetet sociale më “In” të momentit, i cili “po çmend” të gjitha moshat.

Mirëpo, kryesisht më të fiksuar janë të rinjtë, që janë të gatshëm të realizojnë shumë sfida vetëm për të realizuar një video.

Një rast i pazakontë ka ndodhur në parkun Fairngdon të Oxfordshire, ku një 14- vjeçare kishte mbetur për 90 minuta e bllokuar në një lisharëse. Derisa zjarrfikësit i erdhën në ndihmë, Layani Maclean e tronditur nisi të qante.

Adoleshentja kishte shkuar në park bashkë me shoqërinë për të bërë video të ndryshme dhe kjo ngjarje i ka shërbyer atyre si një mësim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!