Për një trup sa më në formë, dietologia shpjegon 6 zakonet që duhet të ndiqni

schedule11:05 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:05 - 9 Korrik, 2020

Një dietologe ka zbuluar gjashtë zakone të përditshme të cilat mund të na ndihmojmë të humbasim peshë dhe ka shpjeguar se nëse arrijmë ti praktikojmë rregullisht këto 6 zakone do të kemi një fizik siç e kemi ëndërruar, shkruan Daily Mail.

‘Humbja e peshës nuk është e lehtë dhe nuk do të humbasim peshë as me një pilulë ose me një gotë ujë me limon, tha Leanne.

1. Mos hani kur jeni jeni të mërzitur apo të stresuar

 

Gjëja e parë që Leanne tha që nuk duhet ta bëni kurrë është të hani kur jeni të mërzitur ose të stresuar
Nëse hani kur jeni të stresuar ose të mërzitur, po e bëni thjesht për hequr mërzitjen  jo se jeni të uritur. Mundohuni të bëni diçka tjetër në vend të kësaj: lexoni një libër ose bëni një shëtitje. Leanne shtoi se etja shpesh ngatërrohet me urinë, kështu që mbani një shishe me ujë me vete dhe pijeni përpara se të hani diçka.

2. Konsumoni tre tasa me sallatë ose perime gjatë darkës

 

Së dyti, dietologia beson se nëse konsumoni tre tasa sallatë ose perime në darkë është një mënyrë e shpejtë dhe e sigurt që të merrni gjithë vitaminat që ka nevojë trupi ynë.

Leanne përpiqet të hajë pesë lloje perimesh dhe dy lloje frutash çdo ditë. Ajo zakonisht konsumon frutat apo perimet e shtrydhura dhe i konsumon shpesh në punë. Një mënyrë e shpejtë dhe me plot vitamina.

3. Konsumoni ushqim të paketuar vetëm dy herë në javë

 

Shumë dietologë do t’ju tregojnë se ushqimi i paketuar, apo fast food është armiku i kryesor i shëndetit. Sidoqoftë, dietologia është treguar realiste dhe tha se një ushqim i gatshëm është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë kur doni të hani diçka patjetër.

“Provoni të konsumoni yndyrna të shëndetshme me bazë ushqimore, sa më shumë që të jetë e mundur, si avokado, vaj ulliri ekstra i virgjër dhe arra”, tha ajo.

4. Zgjidhini ushqimet me kujdes dhe hani ngadalë

 

Ashtu siç nuk duhet të hani kur jeni të mërzitur ose të stresuar, duhet të keni parasysh se një nga mënyrat për mos tu shëndoshur është të hani ushqimin ngadalë.
Duhet të konsumoni  ushqimin për të paktën 15-20 minuta, pasi mund të duhen 20 minuta që organizmi ynë ti përcjellë mesazh trurit që ne jemi të ngopur.

5. Ecni

Dieta përbën 70 përqind të humbjes së peshës, por ecja  kontribuon në rreth 30 përqind të suksesit tuaj. Ju duhet të ecni 10,000 hapa në ditë.
Një mënyrë e mirë është të ecni 30-minuta në mëngjes.

6. Pini ujë para dhe gjatë ngrënies

Një gotë me ujë para një vakti mund të ndihmojë që mos të konsumoni shumë ushqim, shpjegoi Leanne.
Në mënyrë të ngjashme, nëse pini ujë gjatë gjithë ditës dhe gjatë vakteve tuaja do të jeni të hidratuar dhe kështu nuk do të ngatërroni urinë me etjen./abcnews.al