Për një mëlçi të shëndetshme, këto perime duhet t’i shtoni në dietën tuaj

schedule15:10 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:10 - 19 Gusht, 2022

Mëlçia është një organ vital dhe ka funksione të shumta që lidhen me tretjen dhe metabolizmin, ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve, pastrimin e toksinave nga gjaku dhe sintezën e proteinave. Edhe pse ka një aftësi unike për të rigjeneruar veten, nuk është e “pathyeshme”, ndaj zgjedhja e ushqimit ndikon në shëndetin e këtij organi. Shumë ushqime të pasura me lëndë ushqyese janë të dobishme për mëlçinë, dhe perimet janë një grup veçanërisht i rëndësishëm.

1. Panxhari

Ekspertët thonë se lëngu i panxharit është një eliksir i vërtetë i shëndetit dhe se është veçanërisht i rëndësishëm për një mëlçi të shëndetshme. Sipas një studimi, mund të ndihmojë edhe në luftën kundër disa llojeve të substancave kancerogjene. Më të rëndësishmit janë betalainët, një lloj antioksidantësh që gjendet tek panxhari që gjithashtu ka efekte anti-inflamatore.

2. Brokoli

Hulumtimet e para, të kryera deri më tani te kafshët, tregojnë se kjo perime ka një efekt të dobishëm në tumoret e mëlçisë. Mekanizmi i saktë me të cilin arrihet kjo nuk dihet ende. Mund ta servirni të papërpunuar ose të gatuar, t’ia shtoni makaronave ose sallatave.

3. Lakrat e Brukselit

Një tjetër ushqim nga lista e lakrës është i dobishëm për shëndetin e mëlçisë. Enzimat e tij gjithashtu pastrojnë toksinat nga mushkëritë, dhe ato janë më të fortat në perimet e papërpunuara. Mund t’i piqni edhe në furrë ose t’i zieni në zjarr të ulët. Të grira imët, mund t’i shtohen sallatave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!