Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott është bërë gruaja më e pasur në botë pasi aksionet e Amazon pësuan rritje gjatë situatës së pandemisë së Covid-19. Ajo zotëron 4% të aksioneve në gjigantin e tregtisë elektronike.
Gjithashtu vitin e fundit ka shtuar 30.3 miliardë dollarë të tjera në bilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë marramendës, shkruan Indeksi i Miliarderëve Bloomberg.
Kjo rritje ka ardhur pas situatës të pandemisë, pasi qëndrimi në shtëpi ka detyruar konsumatorët të bënin porosi në internet.
Aksionet janë rritur nga 2,000 në 3,500 dollarë që nga fillimi i vitit 2020. Rritja e pasurisë së Scott e ka bërë si gruan më të pasur në botë dhe një ndër 12 njerëzit të cilët kanë llogarinë bankare me shuma marramendëse.
Pozicioni i ri i saj në vendin e parë vjen pas zgjidhjes së saj të divorcit nga themeluesi i Amazon Bezos korrikun e kaluar. l.k/abcnews.al