“Për mua vendos presidenti”, Nica: Jemi skuadër pa “ushtarë”, lojtarët nuk stërviten mirë

schedule15:52 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 15:52 - 5 Dhjetor, 2020

Laçi sërish nuk arriti të fitorja sot, teksa mori një barazim në fund ndaj skuadrës së Skënderbeut. Pas ndeshjes, për Supersport i pakënaqur u tregua trajneri aktual i Laçit, Stavri Nica.

“Filluam mirë dhe luajtëm mirë taktikisht deri kur arrinim lart. Pashë lojtarë që taktikisht duhet ta pasojnë thjeshtë dhe ta mbajnë topin më mirë. Ka probleme në organizim taktikisht. Skënderbeu është më e disiplinuar taktikisht sepse janë të rinj dhe komandohen nga trajneri.

Ndryshe ndodh këtu dhe duhet të binden se i drejton trajneri. Kjo situatë është dhe me pak më shumë stërvitje me intensitet. Nuk duhet të ketë vetëm lojtarë që paguhen mirë, por edhe shpirt gare dhe intelekt.

Duhen më shumë ushtarë? Shumë e saktë, nuk kam ç’ti shtoj këtij konstatimi. Kam dy muaj që stërvit U21 dhe nuk e kam problem të vazhdoj të punoj. Unë dua të punoj gjithë kohës dhe jo të pres të dalë ndonjë skuadër Superlige.

Gjithçka mbetet duke parë dhe duke bërë. Nëse skuadra dhe presidenti bindet të drejtoj unë, mund të vazhdojmë, por të më konsiderojnë mua si trajner dhe të ecim me parimet që ka futbolli.

Mazrekaj vjen nga një kohë e gjatë pushimi dhe unë e futa në pjesën e dytë sot. U vu re mungesa në fizik dhe për fatin e keq të atij iu desh të kthehej edhe mbrapa për të ndihmuar skuadrën.

Është ekip i kompletuar, por uk kanë mentalitet në punë. Dëmtimet e tyre tregon se ata nuk stërviten mirë, Kjo ndikon edhe në mos formimin e një 11shje. Por këtu qenka e vështirë. Unë kam bërë 10 ndërrime në këto ndeshje dhe jam detyruar të bëj 5 ndërrime”, u shpreh Nica. /abcnews.al