Portieri i Atleticos, Jan Oblak, është përballur vazhdimisht me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke mbrojtur portën e skuadrës së tij.
Duke iu përgjigjur pyetjes së përjetshme se cili prej futbollistëve legjendar është më i fortë, Oblak zhodhi Messin.
“Nuk është një pyetje e lehtë, por unë gjithmonë do të zgjedh Messin, ai është i jashtëzakonshëm, një lojtar i nivelit më të lartë. Messi është më i miri për mua”, tha portieri në një intervistë për Goal.
Shumë tifozë të futbollit besojnë se fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar i dha fund mosmarrëveshjes së gjatë mes Messit dhe Ronaldos. /G.D abcnews.al/