Ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Paplekaj që sot në Elbasan ekzekutoi me armë zjarri Pjerin Xhuvanin është një oficer karriere, që ka qenë pjesë e trupave shqiptare në Afganistan, por edhe në disa poste drejtuese në policinë shqiptare.
Për merita të veçanta në luftën kundër terrorizimit, ai u dekorua me certifikatë mirënjohje në vitin 2015 nga kryeministri Edi Rama. Por jo vetëm kaq, certifikatat e mirënjohjes por edhe për trajnimet në misionin këshillues në Afganistan kanë qenë të shumta për Paplekën.
Pas largimit nga radhët e policisë së shtetit ai ka qenë pjesë e stafit të sigurisë së ambasadës amerikane në Shqipëri, por edhe trupërojë i një biznesmeni në Tiranë. Më pas ai iu bashkua stafit të drejtuesit politik të PD-së në Elbasan në mbrojtjen e votës, sikur deklaroi Gazment Bardhi sonte.
Arbër Paplekaj është me origjinë nga Tropoja dhe baba i katër fëmijëve./ db/Abcnews.al