Më 21 dhjetor të këtij viti, në ditën e solsticit dimëror, planetët e mëdhenj Jupiteri dhe Saturni do të afrohen aq shumë me njëri-tjetrin sa do të duken si një planet i dyfishtë.
Ky fenomen astronomik është i pari që do të ndodhi që nga Mesjeta.
Kjo është një dukuri shumë e rrallë që ndodh çdo 20 vite apo edhe më shumë. Por dukuria këtij viti është më e veçantë, sepse Jupiteri dhe Saturni do të afrohen aq afër sa do të duken si një planet i dyfishtë.
Sipas llogaritjeve nga profesori i astronomisë Patrick Hartigan i Universitetit Rice në Teksas, hera e fundit që njerëzit mund të shihnin diçka të tillë ishte 4 Mars 1226.
Atë natë, të dy planetët dhe disa nga satelitët e tyre më të mëdhenj do të jenë të dukshëm për teleskopët në të njëjtën kohë. Ata që preferojnë të presin do të shohin përsëri Jupiterin dhe Saturnin në Mars 2080, ndërsa kjo dukuri e njëjtë do të ndodhë përsëri në 2400./abcnews.al