Për herë të parë, një transgjinore emërohet zëdhënëse e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës

schedule12:44 - 9 Gusht, 2023

schedule 12:44 - 9 Gusht, 2023

Një transgjinore nga SHBA është emëruar zyrtarisht si zëdhënëse e  Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Lajmi u raportua fillimisht nga Kyiv Post, e cila shkroi në një postim në Twitter të enjten e kaluar se Sarah Ashton Cyrillo u bë  zëdhënëse e Forcave të Mbrojtjes Territoriale.

Ashton Cyrillo mbërriti në Ukrainë në mars 2022, menjëherë pasi forcat ruse filluan pushtimin e vendit dhe punoi për një kohë si reportere, me USA Today që e quajti atë “korrespondentja e parë transgjinore e luftës”.

Përvojat e saj në vendin e luftës e shtynë atë të regjistrohej në Forcat e Armatosura dhe të shërbente si infermiere.

Në një intervistë me CBS News në shkurt 2023, Ashton Cirillo zbuloi se njësia e saj kishte pësuar viktima në fushën e betejës, ndërsa vetë ishte plagosur në dorë dhe fytyrë.

Transgjinorja vazhdon të shërbejë në ushtrinë ukrainase me gradën e rreshteres dhe tashmë ka marrë rolin e saj të ri si prezantuese e emisioneve në gjuhën angleze “Ukraine in the Knoë” dhe “Rusia Hates the Truth”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!