Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz, mbërriti sot në Arabinë Saudite, duke u bërë ministri i parë izraelit që bën një vizitë zyrtare në vend.
#BREAKING: First public visit by an Israeli minister in Saudi Arabia: Israeli tourism minister Haim Katz arrives in Saudi Arabia to attend a world tourism organization conference @UNWTO pic.twitter.com/frGBpqMAxf
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) September 26, 2023
“Katz është ministri i parë izraelit që viziton Arabinë Saudite si kreu i një delegacioni zyrtar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai do të marrë pjesë në takimin e Organizatës Botërore të Turizmit të këtij viti në Riad.
Vizita dy-ditore e Katz vjen në një kohë kur Arabia Saudite po promovon një marrëveshje të mundshme të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e saj dypalëshe me Izraelin.
/abcnews.al

