Për herë të parë një grua në krye të Policisë së Nju Jorkut

schedule23:59 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 23:59 - 15 Dhjetor, 2021

Kryebashkiaku i Zgjedhur i Nju Jorkut Eric Adams emëroi Keechant Sewell si kryepolicen e NYPD duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë që drejton departamentin më të madh të policisë në vend.

Kreu aktual i këtij institucioni policor Dermot Shea pritet të dalë në pension në fund të vitit. Sewell do të ketë në varësinë e saj 35,000 oficerët e qytetit të Nju Jorkut, një forcë policore afërsisht një mijë herë më e madhe se posti i saj i mëparshëm në Long Island, ku ajo shërbeu si shefe e qarkut Nassau.

Sewell, një veterane policie me karrierë 22-vjeçare, është shumë e pëlqyer në departamentin e saj, thanë burimet. Ajo ka mbajtur më parë poste të shumta drejtuese, duke filluar nga drejtimi i çështjeve të mëdha deri te negociatat për lirimin e pengjeve. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!