Për herë të parë nga nisja e pushtimit, ekonomia e Rusisë futet në recesion

schedule14:15 - 17 Nëntor, 2022

schedule 14:15 - 17 Nëntor, 2022

Rusia ka hyrë në recesion, nëntë muaj pas nisjes së ofensivës së saj në Ukrainë, ndërsa sanksionet perëndimore rëndojnë mbi ekonominë, sipas të dhënave zyrtare.

Produkti i brendshëm bruto u tkurr me katër për qind në tremujorin e tretë, sipas një vlerësimi paraprak nga agjencia kombëtare e statistikave Rosstat të mërkurën. Pra, Rusia tani përmbush përkufizimin teknik të një recesioni me dy tremujorë radhazi të rënies së PBB-së.

Kujtojme se ekonomia e Rusisë është përballur së fundmi me një sërë problemesh. Sanksionet perëndimore kanë kufizuar eksportet dhe importet, duke përfshirë komponentët kryesorë të prodhimit dhe pjesët rezervë.

Kompanitë gjithashtu kanë vuajtur nga mungesa e personelit pasi mobilizimi i pjesshëm i Vladimir Putin ka nxjerrë disa qindra mijëra njerëz nga fuqia punëtore. Megjithatë, rënia prej katër për qind e prodhimit ekonomik midis korrikut dhe shtatorit ishte më pak se tkurrja prej 4.5 për qind që shumë analistë prisnin.

Tkurrja u ndikua nga një rënie prej 22.6 për qind në tregtinë me shumicë dhe një rënie prej 9.1 për qind në tregtinë me pakicë. Ndërkohë, ndërtimi u rrit me 6.7 për qind dhe bujqësia 6.2 për qind. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!