Për herë të parë në skenë “Lulet e pranverës”, recital plot këngë e ngjyra nga Kastriot Tusha dhe solisti i Ansamblit Aranit Hoxha

schedule09:35 - 18 Mars, 2024

schedule 09:35 - 18 Mars, 2024

Drejtori artistik i TKOBAP, Sokol Marsi dhe solisti i Ansamblit Popullor, Aranit Hoxha të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, folën për vënien në skenë për herë të parë “Lulet e pranverës”, recital plot këngë e ngjyra nga Kastriot Tusha dhe solisti i Ansamblit Aranit Hoxha.

Publiku dhe muzikë dashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë “Lulet e pranverës” më 20 mars.

Pjesë nga intervista në studio:

Hoxha: Unë jam tenor, përpos kantos kam bërë dhe muzikën popullore.

Marsi: Araniti është shumë korrekt dhe i pastër në pjesën e interpretimit të një treve të caktuar.

Hoxha: Unë mbaj jelekun origjinal të Ibrahim Tukiçit, e kam prej 13 vitesh. E kam si fat, dhe nuk e heq më.

Marsi: Vallja çame është shumë e bukur dhe do jetë pjesë e raportorit të programit. Muzika popullore është vendosur në qendër të diskutimeve. Ajo që Ansambli Kombëtar ka si detyrim është të përçojë të publiku folklorin e pastër burimor, sigurisht të përpunuar nga mjeshtrat. Ky është qëllimi. Targeti është të sjellë në skenë një program ku ruhen vlerat e trashëgimisë sonë. Publiku duhet që ta shijojë. Përveç komerçialitetit është dhe pjesa amatore.

Hoxha: Publiku duhet të mbështesë Ansamblin. Unë luaj të gjitha muzikat, por kur shkel në atë muzikë, Ansambli është ruajtësi i kulturës sonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!