Tromboza e venave të thella (DVT), është termi që përdoret për të përshkruar procesin e formimit të një trombi në brendësi të një venë të thellë, tromb i cili në të shumtën e rasteve lokalizohet në gjymtyrët e poshtme.
Në varësi të gravitetit të rastit, mjeku specialist rekomandon trajtimin e trombozës nëpërmjet:
✔Marrjes së antikoagulantëve(holluesve) të gjakut
✔Kirurgjisë klasike
✔Trombektomisë venoze rotacionale me kateter.
Tashmë për herë parë në vend, kirurg kardiovaskular dr.Bledar Hodo i Spitalit Hygeia aplikon procedurën mini invazive ʺTrombektomia venoze rotacionale me kateterʺ nëpërmjet të cilës realizohet eleminimi i trombit që ka bllokuar venën në të cilën është vendosur.
Kjo procedurë kryhet nën efektin e anestezisë lokale dhe realizohet në dy hapa:
Fillimisht vendoset një filtër në porcionin infrarenal të venës cava inferior i cili nuk lejon që trombet të drejtohen në mushkëri.
Më pas nëpërmjet kateterit mjeku arrin të thërmojë trombin dhe njëkohësisht injekton hollues për të eleminuar në mënyrë definitive cdo mbetje të munshme të trombit.
Në raport me kirurgjinë klasike kjo procedurë sjell një sërë avantazhesh për pacientin:
Procedurë e sigurt me shkallë suksesi 90-95% të rasteve dhe e cila zgjat më pak në kohë
Kohë rekuperimi mjaft e shkurtër pasi procedura është mini-invazive.
Pacienti qëndron i hospitalizuar vetëm 24 – 48 h, kohë kjo pas së cilës hiqet filtri i vendosur në fillim të procedurës dhe më pas mund t’i rikthehet menjëherë aktiviteteve ditore. Në vijim mjeku specialist rekomandon trajtimin medikamentoz të pacientit me hollues gjaku (antikoagulantë).
Shkaqet kryesore të krijimit të trombit janë: traumat e ndryshme, marrja e medikamenteve të caktuara, histori familjare me probleme të trombozës, shtatzënia, faktori moshë, mungesa e aktivitetit fizik si dhe prania e sëmundjeve reumatizmale.
Ndër shenjat dhe simptomat që sinjalizojnë praninë e një trombi në venat e thella mund të përmendim; inflamacion(skuqje) & hipersensivitet i lëkurës në zonën ku lokalizohet trombi, madje në mjaft raste vihet re edhe mavijosje e lëkurës, enjtje të dukshme si dhe dhimbje të gjymtyrëve të poshtme.
⚠E megjithatë, në të shumtën e rasteve, DVT-ja nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe pikërsht për këtë arsye si dhe për të shmangur komplikacionet e mundshme që vijnë prej kësaj patologjie, rekomandohet kryerja e ekzaminimeve të rregullta mjekësore cdo vit.
Në rastet kur mbetet e patrajtuar, tromboza e venave të thella në 30% të rasteve mund të shkaktojë komplikacione mjaft serioze siç është embolia pulmonare, e cila ndodh kur trombi udhëton në mushkëri duke shkaktuar reduktim të qarkullimit të gjakut ose bllokim total të enës së gjakut duke u bërë shkaktare e mortalitetit të pacientit në 50% të rasteve.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!