Për herë të parë në Shqipëri vjen “Latitude Tirana” qendra më e madhe e argëtimit në Europë. Me një sipërfaqe prej 5000 m2, për të gjithë ata që duan argëtimin, sportin dhe adrenalinën “Latitude Tirana” do të bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë tuaj pavarësisht moshës.
“LATITUDE” qendra më e madhe e argëtimit në Europë vjen tashmë edhe në kryeqytetin shqiptar.
Latitude është një patentë australiane që ofron sporte, të cilat më parë nuk kanë qenë të mundura të eksperimentoheshin në Shqipëri, si mungesë e hapësirave të duhura.
Me një sipërfaqe prej 5000 m2, kjo qendër argëtimi vjen me një larmishmëri sportesh pa dallim grupmoshash.
Nëse po kërkoni që të organizoni festën më të veçantë për ditëlindjen e fëmijës, Latitude do të sjellë Birthday Party Room. Fëmijët do të jenë të shoqëruar gjatë gjithë kohës me kujdestarë të specializuar.
Edhe për adoleshentët, Latitude do të organizojë party çdo të premte, një mbrëmje ndryshe, me muzikë dhe aktivitete.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Latitude Tirana ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Tobacco Holding Group ka sjellë Latitude në Shqipëri me një investim që pritet ta shndërrojë në një pikë argëtimi për të gjithë Rajonin e Ballkanit. Qendra ndodhet te ish-Kombinati Ushqimor Tiranë, në një pikë shumë strategjike dhe me mbi 250 vende parkimi për vizitorët. /ABC news Albania 24/7