Kryemadhi takim me fasonistët: Duhet paketë ekonomike

schedule18:57 - 2 Maj, 2020

schedule 18:57 - 2 Maj, 2020

Kryeatarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar për problemet e këtij sektori. Ajo thotë se duhet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason për të siguruar vijimësinë  e pagesëës së punonjësve dhe sigurimin e këtij biznesi.

“Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik për sa i takon punësimit masiv që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenaxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta për sa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.

Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/241795353693630/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!