Flutura Gllucaj dhe Rodi Mullai vijnë në sfidën e “Habitus” mbrëmjen e sotme në “ABC” duke sjellë përpara publikut për herë të parë në një media shqiptare konceptin e “Open House” si prezantim risi sa i përket industrisë së real estate në Shqipëri.
Në këtë episod përveç se njihemi me disiplina të ndryshme të aplikimit të dizajnit arkitekturor, do të shohim cila prej agjenteve do të kalojë në fazën finale.
Vlerësimi ky që vjen nga një juri nga profesionistë të fushës së real estate dhe me pjesëmarrjen ekskluzive të moderatores Fioralba Dizdari./ Abcnews.al

