Mund të thuhet me plot gojë se skuadra e Empoli ka startin më të keq të skuadrave në “top 5” ligat më të mira të Evropës, teksa pavarësisht se ka regjistuar 5 humbje radhazi nuk kanë shënuar qoftë edhe një gol, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në elitën e futbollit italian.
Disfata e radhës erdhi në “shtëpi” përballë “zikaltërit” e Inter, këtë të diel dhe me rezultatin e keq të marrë ndaj nënkampionëve të Evropës, Empoli është skuadra e parë në histori që nuk ka mundur të fitojë pikë dhe të shënojë në pesë ndeshjet e para sezonale të Serisë A.
Ndërkaq, kujtojmë që në radhët e Empoli luajnë tre futbollistë të Kombëtare shqiptare, portieri Eterit Berisha, mbrojtësi Ardjan Ismajli dhe sulmuesi i “shpresave”, Stiven Shpendi. /i.m /abcnews.al