Për herë të parë në 200 vjet, Japonia ndërron Perandor

schedule13:59 - 30 Prill, 2019

schedule 13:59 - 30 Prill, 2019

Në Japoni është dita e abdikimit të Perandorit Akihito. Për herë të parë në 200 vjet, pasi hoqi dorë nga froni, perandori do të marrë titullin e “Perandorit eremit” dhe do të mbajë emrin e periudhës së inauguruar nga ai vetë: Hesei që do të thotë “në paqe”.

Në 30 prill 2019 shënohet një ditë historike për Japoninë: Perandori Akihito abdikon nga froni, për herë të parë 200 vjet. Ritualet, të inauguruara disa muaj më parë, do të përmbyllen me ceremoninë përfundimtare në Tokio ku princi i kurorës Naruhito do të marrë fronin. Monarku 85-vjeçar do të mbajë fjalimin e tij të fundit në një ceremoni në sallën e pishave në pallatin mbretëror.

Para mesazhit të Akihito, kryeministri japonez Shinzo Abe do të kryejë falenderimin e tij për perandorin. Pas abdikimit, Akihito do të marrë zyrtarisht emrin e periudhës së tij – Heisei – në paqe. Duke filluar që nga një maji do të ketë dhe titullin e perandorit emerit.

Mbretëria e Perandorit Akihito do të përfundojë zyrtarisht në mesnatën e të martës dhe periudha e re, rend dhe harmoni, do të nisë. Shtëpia mbretërore japoneze përfaqëson monarkinë më antike trashëgimtare në botë, pa asnjë ndërprerje duke filluar që nga viti 660 para Krishtit.

Me veshjen dhe kapelen tradicionale, Akihito ndodhet në një nga tempujt e pallatit perandorak për të deklaruar se është gati të heqë dorë nga privilegjet e tij. Janë të pakta pamjet e publikuara që tregojnë këtë ritual ku mori pjesë dhe princi trashëgimtar Naruhito. Vetëm faza e fundit e abdikimit, e gjatë 10 minuta, do të transmetohet e plotë.

Për japonezët, fillimi i një periudhe të re është një rast për të bërë pyetje rreth situatës në vend, në një fazë historike të karakterizuar nga pasiguri. Ekonomia e tretë në botë po vuan në fakt përballë një Kine gjithnjë në rritje ekonomike dhe është e shqetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më pak të besueshëm për sa i përket menaxhimit të sigurisë. Abdikimi I fundit në Japoni ka ndodhur në vitin 1817, pra 200 vjet më parë./ ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!