Ushtria franceze e ka paralajmëruar për herë të dytë për luftë civile qeverinë Macron.
Pas letrës së parë, që u nënshkrua nga 20 ushtarë francezë në pension dhe 60 oficerë aktivë dhe u botua në revistën ultrakonservatore «Valeurs Actuelles» , Ministria e Mbrojtjes e Francës vendosi sanksionet e tyre. Kjo, megjithatë, nuk i shkurajoi ushtarët francezë që ndoqën gjurmët e tyre, por kësaj radhe por duke zgjedhur anonimitetin.
Dje, në të njëjtën revistë franceze, u botua një artikull i ri nga ushtarët francezë me temë “mbijetesa e vendit”, që deri më tani ka mbledhur më shumë se 130,000 nënshkrime.
Letra, e botuar në revistën ultra-konservatore të krahut të djathtë Valeurs Actuelles, akuzon qeverinë franceze për “koncesione” ndaj Islamit. “Kjo është mbijetesa e vendit tonë, ” thuhej në letër, por nuk përmendte emrat e ushtarëve , sipas mediave franceze.
Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parli, tha në atë kohë se ata do të dënoheshin për shkeljen e një ligji që ndalon anëtarët e ushtrisë për të shprehur opinionet publike për fenë dhe politikën.
Autorët e letrës së djeshme e përshkruajnë veten si pjesë e një brezi të ri ushtarësh që kanë shërbyer në Afganistan në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, ose që kanë marrë pjesë në operacionet e brendshme kundër terrorizmit.
“Ekziston një rrezik i një lufte civile në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë.”
Letra në fjalë kritikon përgjigjen e qeverisë Franceze ndaj “të moshuarve” që nënshkruan letrën e muajit të kaluar: “A luftuan ata që ta lejonin Francën të bëhej një shtet i dështuar?” Pyet letra e re.
“Nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të mbajë rendin në territorin e saj, ” shkruhet në artikull. ” Askush nuk dëshiron që të krijohet një situatë e tillë, por po, ekziston rreziku i luftës civile në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë .”
Në ndërhyrjen e re, ushtarët francezë në të njëjtën kohë angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së brendshme.
“Veproni, zonja dhe zotërinj. Këtë herë, nuk është një ndjenjë e zakontë, një klishe apo një shfaqje komunikimi. Kjo nuk ka të bëjë me zgjatjen e mandatit tuaj ose marrjen e posteve. Bëhet fjalë për mbijetesën e vendit tonë.”
Letra i është drejtuar Presidentit të Republikës Franceze Emanuel Macron, ministrave, deputetëve dhe anëtarëve të udhëheqjes ushtarake. sb/abcnews.al/