Për dy stola, si nisi sherri në Lezhë që çoi avokatin pas hekurave, gruaja: E kapën për zhelesh

schedule21:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 21:15 - 27 Tetor, 2020

Sot në Lezhë u shënua një incident, ndërsa në komisariat përfundoi avokati Gjergj Neli. Gruaja e tij, Shaqe Marinaj, e cila është njëkohësisht edhe zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë u shpreh për mediat, se gjithçka nisi për dy stola që kishin vendosur poshtë pallatit, ku kishin shtëpinë dhe zyrën.

Banorët denoncuan vendosjen e stolave, ndërsa në momentin që erdhi policia, Shaqe Marinaj akuzon se blutë ushtruan dhunë kundër saj dhe burrit. Ajo thotë se bashkëshorti nuk ushtroi dhunë ndaj efektivëve, por vetëm u vetëmbrojt.

Më dëgjoi (polici) kur thashë se do të bëj denoncim. Bëri denoncim për Gjergjin se ka përdorur dhunë ndaj policit, të kundërtën për vetëmbrojtje. Punonjësit e policisë erdhën këtu (në shtëpi) e kapën për zhelesh për ta nxjerrë jashtë.

Në momentin që ka dashur për të shkuar për nevojat e veta personale në banjo, polici u fut brenda dhe te dera e ashensorit dhe filloi dhunën ndaj avokatit dhe ndaj meje. Ne kemi vendosur dy stola me ulur qytetarët” tha ajo.

Shaqe Marinaj theksoi se ka bërë gati një padi te Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për efektivin e policisë, Myrteza Mehmeti që sipas saj e dhunoi atë dhe burrin e saj./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!