Lejet e qëndrimit në Zvicër janë më të kërkuarit në shumë raste ku shpesh ndodh që për të përfituar një të tillë bëhen edhe lidhje martesore. Një rast i tillë ka preokupuar autoritetet në kantonin e Aargaut.
Mediat e huaja kanë publikuar rastin kur një grua 70-vjeçare është në një martesë false me një kosovar 35-veçar, me qëllim që t’i japë atij leje qëndrimin në Zvicër. Megjithatë, marrë parasysh se zakonisht ka vetëm indikacione dhe nuk ka prova për martesa false, procedura është mjaft e ndërlikuar.
Merren në pyetje njëkohësisht të dy bashkëshortët. Nëse mblidhen prova të mjaftueshme se martesa është bërë për të siguruar leje qëndrimin për njërin bashkëshort, atëherë refuzohet leje qëndrimi.
Sipas “Aargauer Zeitung” çifti raportohet se është martuar në verën e vitit 2018 në Kosovë. Por, ai qëndroi në Kosovë. Me të arritur në Zvicër, gruaja bëri një kërkesë për bashkim familjar.
Por, autoritetet kishin dyshime dhe e refuzuan kërkesën me arsyetimin se ishte martesë false. Të porsamartuarit nuk e pranuan këtë dhe bënë apel në Gjykatë.
Në seancat gjyqësore që u zhvilluan në vjeshtën e vitit 2021, hetuesit ishin në gjendje të siguronin historikun e bisedave të të dyve, duke ndihmuar kështu gjyqtarët të merrnin vendim. Gjykata arriti në përfundim se ka të dhëna bindëse se kosovari, së paku, nuk është serioz në lidhje me martesën dhe se po ndjek synime të tjera, që është sigurimi i lejeqëndrimit.
Sipas historikut të bisedave tregojnë se të dy janë takuar në Facebook. Ai i shkroi asaj në mënyrë spontane dhe nuk hoqi dorë derisa gruaja u përgjigj. Duke qenë se ata komunikonin rregullisht, gjykata supozoi, se kishte ekzistuar një vullnet i vërtetë për t’u martuar. Megjithatë, në biseda kishte prova që flisnin për të kundërtën. Bisedat mes tyre ishin ndërprerë disa herë për një periudhë të gjatë kohore./abcnews.al