Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Për darkë dal me Mourinhon, Cristiano Ronaldon do e ftoja për birrë”

schedule20:55 - 11 Shkurt, 2020

schedule 20:55 - 11 Shkurt, 2020

Gazetarja bukuroshe italiane, Diletta Leotta, është shumë e famshme në botën e sportit, pasi njihet si tifoze e Napolit dhe fotot e saj në rrjetet sociale, janë shumë të pëlqyera. Leotta do të marrë pjesë në Sanremo dhe i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me këtë event, si dhe një pyetje provokuese, se me kë do të dilte për darke, Mourinhon apo Cristiano Ronaldon.

“Më pëlqen të marr rreziqe, në punë dhe në jetën e dashurisë. Si fëmijë isha racionale dhe e përshtatur, tani jam më e pamatur. Në fakt unë jam në Sanremo. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi me dhjetë gra, është një nder të ngjitem në këtë skenë”, tha fillimisht bukuroshja italiane.

Dhe së fundi, ajo me shaka i përgjigjet një pyetje provokuese: “Kë do të zgjidhja midis Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos? Do të shkoja në darkë me Mourinhon, sepse Ronaldo ha gjoksin e pulës dhe sallatën. Dhe pas darkës me Mourinhon, Ronaldon do e ftoja të pijë një birrë. Si fëmijë, kam pasur posterin e Brad Pitt në dhomën time”, rrëfeu Leotta./abcnews.al

 

Gazetarja sportive, Diletta Leotta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!