Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18% më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. I njëjti studim thotë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 28% më pak të rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale.
Sipas agroweb, ngrënia e një veze në mëngjes ndihmon për të pasur:
Sy të mprehtë: Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.
Vitaminë D dhe Kalçium: Sipas të dhënave, vezët janë të pasura me vitaminë D e cila ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçiumin dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.
Më shumë vitaminë B: Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë. Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.
Rënie në peshë: Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë, duke ju lejuar të ulni sasinë e ushqimit të konsumuar brenda një dite./abcnews.al