Për çfarë mund ta përdorni kripën

schedule23:48 - 6 Maj, 2022

schedule 23:48 - 6 Maj, 2022

Nëse deri më sot e keni përdorur kripën për të gatuar, për të gatuar dhe vetëm për të gatuar, erdhi koha të zbuloni 4 përdorime të tjera të saj:

Ruan ngjyrën e rrobave

Veproni si një shtëpiake e vitit 1920 duke shtuar një lugë gjelle kripë në lavatriçe. Kështu rrobat nuk do rrezikojnë kurrsesi të humbasin ngjyrën dhe shkëlqimin e tyre. Jo vetëm kaq, por shumë të tjerë rrëfejnë se kripa është e aftë të rikthejë nuancën fillestare të rrobave. Si është kjo e mundur? Duke i zhytur në ujë me kripë. Fundja s’keni ç’të humbisni, provojeni.

Pastron lulet artificiale

Sigurisht, askush nuk e duron dot pluhurin e grumbulluar te lulet artificiale. Ndaj merrni një qese letre, shtoni kripë dhe futini lulet brenda. Më pas tundini mirë e mirë dhe ja ku sapo keni hequr papastërtitë prej tyre.

Heq njollat e buzëkuqit

Shpeshherë është shumë e vështirë të lani shenjat në fjalë mbi gotë. Ç’mund të bëni? Shtojini sfungjerit pak kripë.

Teston vezët

Le të themi që shumë herë harrojmë t’i vendosim vezët brenda në frigorifer. Nisur nga temperaturat e larta të këtyre ditëve, nëse jeni në dilemë për t’i gatuar ose jo dy- tre vezët që gjetët kryeni testin e ujit me kripë. Merrni një gotë të gjerë, fusni 2 lugë gjelle kripe dhe zhyteni kokrrën e vezës brenda. Nëse zhytet, sa mirë për ju, në të kundërt mos e hani!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!