Për çfarë i shërbeu ky proces pa garë Shqipërisë?

schedule23:25 - 30 Qershor, 2019

schedule 23:25 - 30 Qershor, 2019

Ervin Bushati ka qenë një nga të ftuarit në mbrëmjen e sotme në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi. Si deputet i partisë socialiste Z. Bushati komentoi procesin zgjedhor të ditës së sotme, reagimin e Partisë Demokratike gjithashtu ai ndau mendimin e tij se këto zgjedhje ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë pasi nuk u shënua asnjë problematikë apo incident.

Ervin Bushati: Pushteti merret me vote dhe lihet me votë. Politika shqiptare pas 1 korrikut do jetë më e përgjegjshme. Mendoj se do vënë mend me këtë disfatë politike që pësoi.

Juli Xhokaxhi: Këto zgjedhje kanë shumë ndryshime, në ndryshim nga herët e tjera nuk flasim për mundësinë se kush ka fituar. Ka një betejë për shifrat për pjesëmarrje. KQZ flet për 21 % të votuesve ndërkohë PD thotë se pjesëmarrja ka qenë 15 %, si e komentoni?

Ervin Bushati: Sot e kam parë dhe kështu është gjithmonë. Opozita nuk ka qenë koherente në qëndrimet e saj. Është më mirë që ka një vendim demokratik për të vazhduar përpara pavarësisht pjesëmarrjes. Opozita duhet të thotë ose i njohin zgjedhjet ose manipulohen. E kanë humbur edhe llogjikën. Po të ishin të manipuluara do e kishim 80 % pjesëmarrjen. Nuk janë më as koherentë.

Juli Xhokaxhi: A ka gjasa që OSBE të mos i certifikojë këto zgjedhje?

Ervin Bushati: Do ti certifikojë mendoj, se nuk kanë se pse të mos i certifikojnë, zgjedhjet shkuan të qeta. Çfarë e bëri Z. Basha që nga molotovët të shkonin te sazet? Shumë mirë që nuk bënë dhunë sepse e paskan dëgjuar shumë mirë paralajmërimin e SHBA. Amerika BE, KE mendojnë që Basha e ka gabim, ndërsa Basha thotë se e ka mirë. Ani cili nuk është në rregull këtu?

Juli Xhokaxhi: Për cfarë i shërbeu Shqipërisë ky proces pa garë?

Ervin Bushati: Opozita bëri një gabim të pafalshëm që ne s’kemi të drejtë ta falim. Këtë kosto që PD i dha politikës dhe shoqërisë nuk ka për ta bërë më asnjë parti politike. Zgjedhjet nuk i merr dot peng. Ky precedent s’ka për të ndodhur më në asnjë vend. Partitë politike kanë marrë një mësim të mirë në këto zgjedhje. Shqiptarët i vunë kufirin të thana. Shmangëm precedentin.

Juli Xhokaxhi: Do i shkoni deri në fund shkarkimit të Ilir Metës?

Ervin Bushati: Ne kemi marrë një nisëm, nuk ka president që të anullojë zgjedhjet dhe të shkelë kushtetutën. AI vendim që kemi marrë është vendimi i duhur.

Juli Xhokaxhi: Rama tha që duke filluar nga Korriku pret nga opozita të tërhqiet dhe më pas të ulet në dialog, si e komentoni?

Ervin Bushati: Basha ka një situatë që do ketë zhvillime më pas, do gjejë argumenta dhe do gjejë kauza të reja sic ka bërë deri tani të cilat nuk kanë mbajtur.

Juli Xhokaxhi: Është premtuar nga mazhoranca se gjykata kushtetuese do të ngrihet shpejt, në rast se Gjykata kushtetuese do të marrë vendimin pro asaj që thotë Z. Meta cfarë ndodh?

Ervin Bushati: Reforma është e paprecedentë. Patjetër që kjo u bë që të respektohet shteti ligjor. Gjykata Kushtetuese do ketë mbi tavolinën e vet 2-3 dosje të rëndësishme, 1 për presidentin, 1 per zgjedhjet. Ndihem krenar për këtë ditë të sotme. Nuk pati asnjë incident dhe treguan se janë qytetarë evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!