“Për ata që thonë se nuk kemi ba kurrgja hiç”, Rama publikon video nga Rrësheni

schedule08:08 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:08 - 19 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka risjellë në vëmendjen e të gjithëve një tjetër kryeqendër qyteti në të cilin janë bërë ndryshime.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video nga punimet e bëra në qytetin e Rrëshenit, ku numëron që nga tjetërsimi i sheshit ” Abat Doçi”, te rindërtimi i unazës, investimet në infrastrukturë.

“Mirëmëngjes  dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë.  Kur vije për të hyrë në Rrëshen para disa vitesh duket sikur humbje rrugën. Asnjë lloj shenje, jete të re, dhe vetëm çfarë kishte mbetur nga e shkuara”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!