Për vitin 2023 tre vende aziatike janë vlerësuar si mbajtësit e pasaportave më të fuqishme në botë. Më pas lista vijon me qytetarët e Koresë së Jugut dhe Singaporit të cilët janë në vendin e dytë, pasaportat e tyre të japin akses pa viza në 192 vende secili.
Sipas Indeksit të Pasaportave Henley, për të pestin vit radhazi Japonia është kurorëzuar si pasaporta më e fuqishme në botë, me 193 vende që u japin mbajtësve udhëtim pa viza pas mbërritjes.
Henley & Partners thanë se ndryshimet në renditje treguan një lidhje të drejtpërdrejtë midis fuqisë së pasaportave dhe fuqisë ekonomike në rritje.
Kina, e cila lehtësoi kufizimet e udhëtimeve për qytetarët vetëm këtë javë, është ngjitur gjithashtu në radhë për vitin 2023.
Pasi ra nga vendi 67 në 72 në 2020, Kina është ngjitur në pasaportën e 66-të më të fuqishme, duke fituar udhëtimin pa viza me pesë vende të reja.
Zelanda e Re ka lëvizur pak që nga viti 2020, por ruan vlerën e saj në top 10 pasaportat më të fuqishme.
Zvicra mbeti statik në vendin e 7-të, duke ruajtur aksesin pa viza në 186 vende. Ndërkohë pasaportat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilat dikur ishin dokumentet më të vlerësuara të udhëtimit në indeks, kanë ngecur respektivisht në renditjen e 6-të dhe të 7-të.
Ndërsa Shqipëria është e renditur në vendin e 51 duke ruajtur aksesin në 116 shtete pa viza.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2023
Japoni (193 destinacione)
Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)
Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)
Hungari, Poloni (184 destinacione)
Lituani, Sllovaki (183 destinacione)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur në 2023
- Koreja e Veriut (40 destinacione)
- Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
- Somali (35 destinacione)
- Jemeni (34 destinacione)
- Pakistan (32 destinacione)
- Siri (30 destinacione)
- Irak (29 destinacione)
- Afganistan (27 destinacione)