Për 34 vite rresht, vëllezërit i dhurojnë njëri-tjetrit për Krishtlindje të njëjtën kuti me karamele

schedule11:41 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 11:41 - 28 Dhjetor, 2021

Dy vëllezër nga New Hampshire kanë respektuar një traditë të pazakontë festash për më shumë se tre dekada, duke dhuruar të njëjtën kuti karamelesh çdo vit për Krishtlindje.

Ryan Ëasson tha se i dha si shaka vëllait të tij, Eric, një kuti me karamele me temën e Krishtlindjeve Life Savers në vitin 1987, sepse ai e dinte se vëllai nuk i pëlqente ato.

Eric Ëasson tha se e mbajti kutinë me karamele gjatë gjithë vitit në mënyrë që t’ia jepte Ryan Krishtlindjeve të ardhshme, duke filluar një traditë mes të dyve që ka vazhduar çdo vit që atëherë.

“Asnjëri prej nesh nuk do të heqë dorë sepse jemi vëllezër. Nuk mund të heqim dorë kurrë. Nëse pyet se cili ka bërë ndonjëherë më të mirën për sa i përket dhënies së këtyre, ne të dy do të themi se është vetvetja”, tha Ryan Wasson.

Vëllezërit thanë se dhuratat e tyre vjetore janë bërë kreative, me shaka të hollësishme që përfshijnë familjen, miqtë dhe kolegët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!