Për 30 vjet stafi i spitalit piu ujin e tualetit pa e ditur

schedule08:51 - 9 Nëntor, 2021

schedule 08:51 - 9 Nëntor, 2021

Mund të duket e pabesueshme por një spital japonez ka përdorur për 30 vite gabimisht ujin e tualetit për të pirë.

Sipas Yomiuri Shimbunit, Universiteti i i Osakës në Japoni njoftoi më 20 tetor se disa nga gypat e ujit të rubinetit në spitalin që është pjesë e departamentit mjekësor të këtij institucioni ishin kyçur gabimisht, duke bërë që gypat e ujit të pijshëm të lidhen me ato të nevojtoreve.

Ky spital ishte ndërtuar më 1993, dhe gabimi me lidhjen e gypave të ujit kishte zgjatur gati 30 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, punëtorët e kësaj klinike dhe pacientët e kishin përdorur ujin e tualetit për të pirë dhe për të larë duart.

Spitali e zbuloi këtë problem gjatë një inspektimi kur po e bënte një ndërtesë të re të diagnostifikimeve dhe trajtimeve mjekësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!