Pas një karrierë të gjatë e të pasur në botën e futbollit, ku ka arritur të fitojë Kupën e Botës, si dhe 2 herë Kampionatin Evropian me Kombëtaren spanjolle, “gardiani” i portës, Pepe Reina duket se nuk ka ndërmend të largohet nga ky sporti dhe ditën e sotme ka njoftuar rinovimin e kontratës së tij.
Ish-portieri i Liverpool, Bayern Munich, Milan e Lazio, tashmë 41-vjeçar ka njoftuar se ka rionvuar edhe për një tjetër vit, kontratën e tij, me skuadrën e “nëndetëset e verdha” të Villarreal, duke vazhduar kështu karreirën e tij të gjatë. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
2⃣0️⃣2️⃣4️⃣ @PReina25 2⃣0️⃣2️⃣4️⃣
— Villarreal CF (@VillarrealCF) June 22, 2023