Nicolas Pepe u transferua tek Arsenali këtë verë për plot 72 milionë paundë, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit londinez. Megjithatë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur ende të dalë te loja e tij, duke shënuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e para (penallti, Aston Villa).
Edhe pse ka bërë një start të dobët, rivali i tij në Premier League, Wilfried Zaha, ka thënë se Pepe do të jetë një lojtar i madh për Arsenalin, thjesht i duhet pak kohë. Përveçse rivalë në fushë, Pepe dhe Zaha ishin “rivalë” dhe në merkato, pasi Arsenalit i duhej të zgjidhte një prej dy sulmuesve.
Në fund, “Topçinjtë” zgjodhën Pepe, por Zaha tha se kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak: “Pepe është një lojtar shumë cilësor, me një talent të jashtëzakonshëm. Do të jetë një lider tek Arsenali. Unë e kam thënë se jam tifoz i tyre, që në fëmijëri, por futbolli kështu është, luan aty ku ke kontratë. Për momentin, jam i lumtur te Crsytal Palace”, përfundoi Zaha./abcnews.al