Pepe karikon shokët, Santos: E mposhtim Francën, rregullojmë vetëm dy aspekte

schedule17:56 - 22 Qershor, 2021

schedule 17:56 - 22 Qershor, 2021

Portugalia ka dëshirë të madhe për të reaguar pas humbjes ndaj Gjermanisë. Kampionët në fuqi të Europës luajnë nesër (21:00) ndeshjen e fundit në grupin F të Euro 2020.

Përballë do të jetë Franca kampione bote, me duelin që do të zhvillohet në “Puskas Arena”të Budapestit. Tre pikë kanë luzitanët, të cilëve nuk u tolerohet humbja. Trajneri Fernando Santos flet rreth sfidës së vështirë, teksa ka një mesazh për djemtë e tij.

E kemi kapacitetin për të fituar nesër. Kemi një dëshirë të madhe për të treguar potencialin që kemi dhe sa vlejmë realisht.

E kemi analizuar ndeshjen me Gjermaninë dhe arritëm të gjithë në të njëjtin përfundimin: nuk ishim vetvetja. Sigurisht që diçka nuk shkon kur pëson katër gola. Të gjithë skuadrat që synojnë fitoren e Euro 2020, duhet të sulmojnë dhe të mbrojnë mirë.

Duhet të përmirësohemi në dy pika: në përqendrim dhe intensitet. Nëse i rregullojmë këto dy aspekte, nesër ia dalim, fitojmë.

Franca? E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë. E kemi mundësinë të reagojmë. Ky është një grup ekstremisht i vështirë, por e kemi mundësinë ta mbyllim me 6 pikë.

Nuk na intereson çfarë ndodh në Hungari-Gjermani, e kemi gjithçka në dorën tonë, lojtarët e dinë shumë mirë“, deklaroi Fernando Santos, teksa foli shkurt edhe Pepe.

Mbrojtësi “veteran” karikon shokët e skuadrës në prononcimin e dhënë për mediat. “E kemi kapacitetin për të fituar nesër. Kemi një dëshirë të madhe për të treguar potencialin që kemi dhe sa vlejmë realisht“, deklaroi 38-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!