Në një zhvillim të fundit, Pentagon ka publikuar pamje filmike që tregojnë momentin kur një nëndetëse amerikane godet një anije luftarake iraniane në Indian Ocean.
Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se SHBA-ja fundosi “një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 180 persona ndodheshin në bord të anijes iraniane “Iris Dena” në momentin e sulmit. Deri tani, 32 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet e Sri Lanka kanë konfirmuar për BBC-në se 80 trupa janë gjetur.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa tensionet në rajon pritet të rriten pas këtij zhvillimi të rëndë ushtarak. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me ngjarjen. / abcnews.al /
View this post on Instagram


