Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërtuar deri më tani mbi 50 përqind të një skele detare që do të vendoset në brigjet e Gazës për të shpejtuar ndihmat humanitare në enklavë, tha Pentagoni.
“Që nga sot, ne jemi mbi 50% të kompletuar në ngritjen e skelës,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh duke shtuar se skela kishte disa komponentë të ndryshëm.
“Skela lundruese është ndërtuar dhe montuar plotësisht. Rruga e shtruar është në zhvillim e sipër,” shtoi ajo.
Ndërtimi i skelës është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur urinë në enklavën palestineze, disa muaj pas fushatës ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka zhytur 2.3 milionë banorët në një katastrofë humanitare./abcnews.al