Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale këtë të mërkurë ndodhet në Shkodër ku po inspekton nga afër procesin e vaksinimit masiv të moshave mbi 70 vjeç.
Rama në këtë vizitë është pritur nga të moshuarit të cilët e kanë falënderuar për mundësinë që u dha duke u vaksinuar kundër Covid.
Një nga të moshuarat shprehet entuziaste për praninë e tij, dhe thekson se ka 30 vjet që ka pritur ta takojë nga afër.
“Mirëserdhe zoti kryeministër. Faleminderit që na mundësuat vaksinën, 30 vjet demokrati kam pas dëshirë me u takuar me ty ke ardh me këmbë të mbarë ja ku më takove”, ka thënë e moshuara.
Ndërkohë një pensionist që ndodhej në qendrën e vaksinimit i është ankuar kryeministrit se në Shkodër mungon një aparaturë moderne për sytë dhe veshët, por Rama i është përgjigjur se për momentin fokusi është vaksina.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Qytetari: Në Shkodër aparatura e syve dhe e veshëve është e para 30 vjetësh
Rama: Hap pas hapi
Qytetari: Hap pas hapi?
Rama: Bej vaksinën njerë tani, dhe jemi në rregull njerë me vaksinën./abcnews.al