Pensionisti i ankohet Macron: Jetesa është shumë e shtrenjtë

schedule18:09 - 6 Tetor, 2018

schedule 18:09 - 6 Tetor, 2018

Sërish në qendër të polemikave në një kohë që popullariteti i tij shënon rënie të vazhdueshme. Presidenti francez Emanuel Makron i ka kërkuar të mos ankohen pensionistëve që i thonin se jetesa në vend është bërë shumë e shtrenjtë

Presidenti i Francës Emanuel Makron i ka bërë apel pensionistëve që të mos ankohen. Përgjigja e tij ndaj një grupi pensionistësh gjatë vizitës në qytetin e lindjes së Sharl De Gol, rrezikon të ngjallë polemika të tjera në vend. Makron është në qendër të kritikave për shkak të marrëdhënieve që ka me njerëzit e zakonshëm.

Kreu i shtetit francez gjatë vizitës së tij u ndalua nga një grup pensionistësh që u ankuan për jetesën e shtrenjtë. Macron u përgjigj duke cituar një shprehje të Sharl de Gol:

“Nipi i gjeneralit sapo më tha: “me të mund të flisje shumë lirshëm, por e vetmja gjë që s’mund të bëje sihte të ankohej. Mendoj se kjo është një praktikë shumë e mirë”.

Presidenti shtoi më pas se Franca do të përparonte më mirë nëse të gjithë do të respektonin këtë princip. Më pas ai u tha pensionistëve që të kuptonin se sa me fat ishte, dhe mohoi se fuqia blerëse e kësaj kategorie sociale ka rënë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!