‘Pensionet tona dhe … të botës?’/ Manjani: Kostot janë të larta, por njëkohësisht e drejtë e qytetarëve

schedule20:30 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 20:30 - 27 Dhjetor, 2024

Zëvendës ministrja e Ekonomisë Olta Manjani u ndal tek kostot e institucioneve që menaxhojnë pensionet ku u shpreh se Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka çdo vit të alokuar një buxhet për përfitimet që lindin nga marrëveshjet për sigurimet shoqërore. Sipas saj, është një kosto e ulët pasi kemi një numër të ulët shtetasish të huaj që punojnë në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme që pavarësisht kostos janë detyrime ligjore që e kanë të tëra shtetet ku shqiptarët punojnë dhe jetojnë sepse e drejta për një pension pleqërie vjen pasi ata kanë kontribuar sipas skemave respektive të sigurimeve shoqërore. Është një e drejtë që shqiptarëve duhet t’i njihet sipas marrëveshjeve bilaterale. Kostoja nuk është e vogël sepse kostoja është e akumuluar ndër vite, por është një e drejtë e fituar me punën që kanë kryer. Sigurisht që Shqipëria do të përballet me një kosto të tillë, por është një investim që shqiptarët kanë kryer gjatë viteve dhe duhet ta përfitojnë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka çdo vit të alokuar një buxhet i cili parashikon të gjitha përfitimet që lindin nga marrëveshjet. Është një kosto e ulët sepse ne kemi një numër të ulët të shtetasve të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!