Pensionet/ Nunaj: Puna duhet të nisë nga informaliteti. Jo grupe pune, por strategji afatgjatë për ta luftuar

schedule14:25 - 21 Tetor, 2024

schedule 14:25 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një aksioni kundër informalitetit, duke e vlerësuar si një masë të domosdoshme që do të ndihmojë skemën e pensioneve. Ekspertja Teuta Nunaj, në një intervistë për “Money Report”, deklaroi se informaliteti është një “gangrenë” që ka dëmtuar ekonominë.

Sipas ekspertes, nuk duhet të ngrihen grupe pune por duhet të ndërtohet një strategji afatgjatë që synon t’i japë fund njëherë e mirë informalitetit. Kjo bëhet duke rritur kualifikimin e burimeve njerëzore, duke ndërgjegjësuar punonjësit që të denoncojnë rastet abuzive por edhe bizneset.

“Jam kundër politike që të ngremë një grup pune apo Task Forcë se japin efektet afatshkurtra. Për efekte afatgjata, strategjia afatmesme duhet të nis sa më parë punën. Duhet të kemi rritje të kualifikimit të burimeve njerëzore që merren me këtë dhe rritje të ndërgjegjësimit të punonjësve publik që të mos korruptohen nga biznesi për të fshehur mosdeklarimin.”, u shpreh ajo./abcnews.al