Pensionet me Italinë, aplikimet online/ Kreu i ISSH: Në e-Albania dhe web faqen në Itali

schedule15:22 - 2 Korrik, 2025

schedule 15:22 - 2 Korrik, 2025

Shqiptarët që kanë punuar në Itali, por  nuk kanë vitet  e punës për të marrë pension pleqërie kanë nisur aplikimet për të përfituar  nga marrëveshja mes shteteve.

“Dje është bërë aplikimi i parë nga një shqiptar që jeton në Itali”

Ata nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht pranë  Institutit të Sigurimeve Shoqërore apo IMSI-t  në Itali, por mund  të aplikojnë online në  e albania  nga Shqipëria dhe në faqen përkatëse  nga shteti fqinj.

Për të shkurtuar kohë  insitucionet e dy shteteve  do ti përcjellin njëri tjetrit dokumentacionin e nevojshëm elektronikisht dhe përgjigjen  qytetarit do tja kthejnë po online.

“Ke mbushur moshen, por s’kanë vite mjaftueshëm për pension pleqërie duhet të aplikojnë e Albania. Të klikojnë që kanë vjetërsi në itali me qëllim që të dhënat e qytetërit tja përcjellim shtetit.”

Bashkimi i viteve të punës në Shqipëri dhe në Itali bëhet vetëm për të  plotësuar kriterin ligjor të përfitimit të  pensionit,  por  jo për shumën e tij.

Pagesën që do të marrë  qytetari  secili shtet do ta llogarisë sipas  legjislacionit  të  vet dhe vetëm për vitet e siguruara në atë vend.

“Mund të kenë edhe raste kur një shqiptar ka 14 vite në Shqipëri punë dhe 19 vite psh., në Itali. Llogaritja bëhet për Italinë më vete, sepse atje ligji e ka 20 vite dhe te ne e ka 15 vite. Pra ne llogarisim 14 vitet e Shqipërisë për vendin tonë dhe Italia llogarit 19 vitet sipas ligjeve të saj. Pra nuk bashkohen vitet andej me këtej, por ndahet pensioni, e merr të ndarë në dy pjesë, thjesht do bëhet llogaritja sipas viteve atje dhe viteve këtu.”

Po  shqiptarët  që jetojnë në Itali dhe që duan të përfitojnë nga  vitet e punës   në Shqipëri si duhet të veprojnë?

“Të gjithë qytetarët shqiptarë që i duan vitet e punës dhe pensionin në Shqipëri, për efekt ligji, aplikimin duhet ta bëjnë në Itali. Nuk është nevoja të aplikojnë te ne, por aplikojnë te IMSI, ata na e sjellin ne dhe ne kryejmë veprimet. Sepse edhe po ta bëjnë te ne, e njëjta gjë do të ndodhë, por për procedurë nëse shqiptari është në Itali dhe kërkon të dalë në pension në Shqipëri, duhet ta bëjë aplikimin atje, te IMSI italian dhe ata na e përcjellin ne” 

Instituti I Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri dhe IMSI  në Itali kanë publikuar online  udhëzimin përkatës me  specifikimet për çdo rast. Marrëveshja mes shteteve ka hyrë në fuqi me 1 korrik dhe prej saj parashikohet të përfitojnë rreth  500 mijë shqiptar  dhe rreth 4 mijë italianë. Kosto për pensionet e shqiptarëve për vitin 2025  sipas Senatit  Italian  përllogaritet rreth  51.6 milion euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!