Pensionet Itali-Shqipëri/ Ekspertja: Qytetarët janë shumë pranë përfitimit konkret

schedule14:36 - 9 Janar, 2025

schedule 14:36 - 9 Janar, 2025

TIRANË– Tjetër lajm pozitiv vjen nga Italia. Dhoma e Deputetëve në shtetin fqinj ka miratuar marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Kjo është hallka e parafundit para se marrëveshja e nënshkruara mes dy qeverive të hyjë në fuqi

Marrëveshja në fjalë parashikon që shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe italianët që punojnë e derdhin kontribute në Shqipëri  do t’u njihen vitet e punës. Janë pothuajse 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali që pritet të përfitojnë nga njohja e pensioneve.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report” tha se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të konkretizojë një të drejtë, e cila i takon gjithkujt që ka punuar dhe derdhur kontribute, në të dyja vendet respektive.

“Është e drejtë e individëve që paguajnë kontribute, që këto t’i marrë në këmbim në moshë pensioni. Kjo marrëveshje është një marrëveshje, e cila ka të dyja palët fituese”, tha ai.

Ajo tha se shqiptarët janë shumë pranë përfitimit konkret me këtë marrëveshje.

“Gjithë shqiptarët presin që kjo të finalizohet. Qytetarët janë shumë pranë përfitimit konkret. Është thjesht çështje burokracie. Bashkimi i viteve në Shqipëri dhe Itali është mundësi e artë, që të marrë një pension, qoftë dhe të pjesshëm, por me rëndësi është që të marrë pension”, theksoi ajo.

Sipas ekspertes, Shqipëria duhet të punojë intensivisht për finalizimin e këtyre marrëveshjeve me ato shtete, ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë.

“Marrëveshjet mes shteteve janë vërtetë për t’u falënderuar pasi këto ndihmojnë çdo individ për të marrë artë që ka paguar. Do ishte hap pozitiv, që të kemi një marrëveshje në finalizim, si njohjen e kontributeve edhe në Greqi dhe SHBA. Pra, këto marrëveshje duhen parë me prioritetet në ato vende ku dhe emigracioni ka qenë më i lartë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!