Pensionet e emigrantëve, po me Greqinë? Sejdarasi: Ka pasur negociata teknike, do ecej më shpejt nëse…

schedule20:51 - 6 Shkurt, 2024

schedule 20:51 - 6 Shkurt, 2024

Analisti për çështjet ekonomike dhe financiare, Bardh Sejdarasi thotë se midis Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur negociata teknike për njohjen e pensioneve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sejdarasi u shpreh se nëse do të kishte një klimë politike më të mirë politike midis të dyja vendeve, do të ecej më shpejt për të pasur një marrëveshje.

“Ka një problem. Tani duhen parë përfitimet që do të kenë të dyja shtetet. Unë di që negociatat kanë qenë të fuqishme. Kemi informacion se ata kanë mbetur të befasuar nga mënyra se si është menaxhuar skema e pensioneve në Shqipëri dhe me çfarë letrash është paraqitur pala shqiptare në këto negociata që deri tani kanë qenë teknike. Përveç politikës, që ndikon shumë, kemi disa specifika me Greqinë. Kemi punëtorë sezonalë, vazhdon edhe sot që flasim. Stina bujqësore e atij vendi kërkon punëtorë, dhe sidomos nga Shqipëria.

Edhe këta e kanë të vështirë tani, jo vetëm thjesht që mungon marrëveshja, por është e vështirë edhe identifikimi, sa kanë punuar, sa kanë paguar. Ata digjen në të dyja vendet. Edhe kjo është pjesë e negocimit midis qeverive. Nëse do të kishimn një klimë më të mirë politike, teknicienët do të ecnin shumë më shpejt”, theksoi ai.abcnews.al