Pensilvania certifikon rezultat e zgjedhjeve, konfirmohet fitorja e Joe Biden

schedule17:38 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:38 - 24 Nëntor, 2020

Guvernatori i Pensilvanisë Tom Wolf sapo njoftoi se shteti Keystone ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2020.

Në një postim në Twitter të martën në mëngjes, Wolf konfirmoi se ai kishte nënshkruar certifikimin e rezultateve, që do të thotë se zyrtarisht pranohet fitorja e Biden në këtë shtet.

Certifikimi vjen vetëm një ditë pasi të gjitha 67 qarqet e Pensilvanisë, sipas ligjit, duhej të merrnin rezultatet e zonave dhe t’i certifikonin ato tek Sekretari i Komonuelthit Kathy Boockvar deri të hënën e tretë pas zgjedhjeve.

Tashmë Joe Biden merr  zyrtarisht 20 votat elektorale të shtetit.

“Dua të falënderoj sërish zyrtarët e zgjedhjeve të cilët kanë administruar zgjedhje të drejta dhe të lira gjatë një kohe tepër sfiduese në komonuelthin tonë dhe historinë e vendit. Punonjësit tanë të zgjedhjeve kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm dhe ata kanë performuar në mënyrë të admirueshme e me nder.” tha Wolf në një njoftim për shtyp.