Kosova tregoi dëshirë kundër Anglisë, luajti mirë në pjesën e parë, por goli nuk erdhi dhe miqtë nuk treguan mëshirë në minutat e fundit duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-4. Milot Rashica foli pas humbjes dhe analizoi paraqitjen për SuperSport Kosova.
“E nisëm pjesën e parë shumë më mirë se sa ndeshjen e kaluar. Po të kishim luajtur kështu kundër Çekisë, rezultati do të ishte ndryshe. Rezultati nuk është shumë real me lojën. Deri sa morëm golin e parë, ne patëm më shumë raste, ndërsa ata i shfrytëzuan rastet e tyre. Pastaj, në pjesën e dytë nuk ishim shumë të fokusuar“, përfundon ylli i Werder Bremen. /abcnews.al