Erling Haaland mund të ishte transferuar në Serie A, por Juventusi nuk e bleu për 2 milion euro nga Molde në dhjetor të vitit 2017. Beppe Marotta e ka pengun më të madh atë lëvizje gjatë periudhës që ishte CEO i bardhezinjve.
“Një nga pengjet e mia më të mëdha është marrëveshja me Haaland. Isha CEO i Juventusit dhe kisha shansin të firmosja me të për 2 milion euro nga Molde.
Ishim shumë pranë. Tani është e pamundur ta shohim Haaland në Serie A, nuk ka shanse për klubet italiane ta transferojnë verën e ardhshme”, tregon Marotta. /abcnews.al