Vijon të mbahet peng 49 vjeçari Jak Prenga, i cili u mor pa dëshirë nga dy persona të maskuar dhe u fut në makinë.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve të kësaj ngjarje dhe shkaqet e pengmarrjes.
Sipas policisë 49 vjeçari para se të merrej peng është dhunuar fizikisht nga dy autorët dhe më pas është marrë në makinë dhe janë larguar nga vendi.
Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.
Gjithashtu bëhet me dije se nga pamjet e kamerave të sigurisë është bëri i mundur zbulimi i pengamarrësit por jo i autorëve. Ndërkohë uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifikuar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së autorëve ./abcnews.al