Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka zgjatur edhe me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 22 qershor, pas kërkesës së qeverisë.
Vendimi, siç raportohet nga Zyra e Presidentit, është marrë pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria, dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori deri më 22 qershor të vitit 2020.
Kujtojmë se partitë politike në vend kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020.
Në këtë drejtim, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në kontekstin e virusit Korona të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thuhet në deklaratë.


